Me dashurinë e pafund ndaj kafshëve, Danjela Toçi e cila ka vetëm 13 vjeç ka dhe një talent të pazbuluar më parë.
Ajo mahniti gjithë jurinë e The Voice Kids Albania me zërin e saj të mahnitshëm, e jo vetëm kaq, transmeton Klan Kosova.
13 vjeçarja nga Kukësi i Shqipërsië, ka pranuar se ndan kohë të lirë duke iu ndihmuar prindërve të saj ndërsa shton se ka dhe një detyrë tjetër të cilën e bën me pasion, atë të ruajtjes së dhive.
https://www.youtube.com/watch?v=DmFvOgKbLGk
Danjela ka treguar se një ditë ëndërron të ketë një shtëpi kafshësh pasi ajo ka mjaft dashuri për to.
Veç tjerash dhe prindërit e Danjelës rrëfyen rreth kushteve dhe dëshirave që vajza e tyre të arrijë të realizojë ëndrrat e saj pasi ajo tashmë vecse ka kaluar një nga sfidat duke depërtuar në një shkallë tjetër në The Voice Kids Albania, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë ja dhe performance e mahnitshme e Danjelës, ku bëri interpretim fantastic të këngës ''Me ty'' e cila u realizua dikur nga Elvana Gjata.
https://www.youtube.com/watch?v=6zZCQYHVuo0
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.