Trepça e ka siguruar sonte finalen e playoff-it të basketbollit.
“Xehëtarët” sonte në palestrën “Karagaçi” e mposhtën Pejën me rezultat 96:103, njofton Klankosova.tv.
Pas eliminimit ka reaguar KB Peja përmes një postimi në Facebook.
"Luftë e madhe deri në sekondat e fundit, por detajet vendosin gjithçka. Eliminohemi nga gjysmëfinalet. Faleminderit Pejë për mbështetjen e jashtëzakonshme", shkruhet në postimin e KB Peja./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.