Xhiroja e 30-të e Superligës së futbollit të Kosovës mbyllet me ndeshje shumë interesante.
Lufta për titullin kampion dhe mbijetesë po bëhet gjithnjë e më dramatike.
Nga ora 15:00 janë në programin e kanaleve Sport, tre ndeshjet që kanë rëndësi të madhe për fundin e kampionatit.
Në Sport 1, Drita si kryesuese e tabelës pret Llapin, që po vazhdon luftën për mbijetesë.
Në Sport 2, Ballkani nuk ka vend për gabime, teksa e pret Ferizajin që ka nevojë për pikë për t'u larguar nga zona e kuqe. Derisa në Sport 3, Dukagjini i bën konak Malishevës, në përballjen e dy skuadrave të mesit të tabelës./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.