Komanda më e lartë e përbashkët ushtarake e Iranit, Selia Qendrore Khatam al-Anbiya, tha të shtunën se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për trafikun e anijeve, duke përmendur shkelje të dyshuara të një marrëveshjeje armëpushimi nga ShBA-ja dhe Izraeli, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, "Mehr e Iranit".
Ajo tha se mbyllja ishte "hapi i parë" në përgjigje të asaj që e përshkroi si shkelje të angazhimeve dhe paralajmëroi se do të merren masa të mëtejshme nëse "agresioni" vazhdon, shkruan Reuters, raporton klankosova.tv.
Arsyeja e mbylljes thuhet të jenë sulmet izraelite ndaj Libanit, pavarësisht arritjes së armëpushimit mes tyre.
Kujtojmë se ShBA dhe Irani së fundmi kanë nënshkruar marrëveshje për përfundimin e konfliktit. /KlanKosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.