Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ishte dukshëm i nervozuar pas barazimit 1-1 me Gironën , me vendimin e gjyqtarit për t'i mohuar Kylian Mbappe-s një penallti në minutat e fundit të ndeshjes.
Arbeloa sulmoi gjyqtarinë dhe përdorimin jokonsistent të VAR-it në një konferencë për shtyp, duke thënë se incidente të tilla kundër ekipit të tij përsëriteshin javë pas jave, shkruan Index.hr, raporton KlanKosova.tv.
Pavarësisht humbjes në ligë, ai theksoi se gara për titull nuk kishte mbaruar.
"Për mua, është një penallti këtu dhe në hënë. Dhe është thjesht një tjetër rast në një seri vendimesh të tilla. Javë pas jave, e njëjta histori. Kështu është. Nuk e kuptoj dhe nuk mendoj se dikush e kupton. VAR ndwrhyn kur i përshtatet atij, dhe kur nuk i përshtatet, atëherë asgjë. Kjo ishte një situatë e qartë si kristali. Kemi përjetuar të gjitha llojet e gjërave me gjyqtarët. Javwn e kaluar në Mallorca... gjithmonë e njëjta gjë", tha Arbeloa./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.