Rruga drejt edicionit të ardhshëm të Champions League tashmë ka emrin e parë zyrtar. Me fitoren e së dielës ndaj Rayo Vallecano, Barcelona ka siguruar matematikisht kualifikimin në fazën e ligës për sezonin 2026/2027. Ky objektiv u arrit shumë herët, plot nëntë javë para përfundimit të kampionatit.
Një dominim i qartë që e bën skuadrën e Hansi Flick ekipin e parë dhe deri tani të vetmin që ka siguruar pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh europian për klube. Barcelona këtë edicion ka spikatur me formën e shkëlqyer në shtëpi.
Skuadra blaugrana ka fituar të gjitha 14 ndeshjet e saj në shtëpi në La Liga 2025/26. Vetëm një ekip ka një rekord më të mirë 100% se Barça në shekullin e 21-të në 5 ligat kryesore evropiane: Juventusi në sezonin 2013/14 (19 fitore në 19 ndeshje).
Barcelona kryeson kampionatin në Spanjë me 73 pikë, 4 më shumë se Real Madridi.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.