Daim Lama ishte i ftuar në emisionin "Weekend" në Klan Kosova ku rrëfeu më shumë për jetën e tij private.
Ai ndau momente nga jeta e tij private ku tregoi edhe për ndarjen me ish-partneren e tij, raporton KlanKosova.tv.
"Jam nda jo që kemi pas diçka, nuk ka pas problem me mua si individ. Ka qenë një situatë, asaj i erdh deri në atë pikë, ose mua ose familjen, për shkak të situatës time, jo si individ si Daim. Jam rritë, me nënën jam shumë i lidhur, nuk më la ndërgjegjja, nuk je burrë nëse ti e ndan një femër prej familjes. E thirra, u ulëm në kafe i thash prej sot unë largohem. I thash ti mos e humb familjen për mua sepse familja është e shenjtë, burra gjen edhe më të mirë se unë.
Nuk je burrë nëse e ndan një vajzë prej babës prej nënës që e kanë rritur. I thash të uroj çdo të mirë në jetë, që je keq ndonjëherë mundesh me më thirrë veç për me të ndihmu. Jemi nda duke e dashtë njëri-tjetrin", tha ai./KlanKosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=JrPbL_CQxnM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.