Një 12 vjeçare nga Anglia ka koeficientin e inteligjencës më të lartë se Albert Einstein dhe Stephen Haëking.
Western Daily Press ka raportuar se Nicole Barr nga Harlow e Anglisë ka rezultuar me kuotën prej 162 në një testim të inteligjencës duke e ranguar kështu në mesin e njerëzve më inteligjentë të botës, transmeton Klan Kosova.
“Kur e kuptova se kam koeficient kaq të lartë të inteligjencës, ishte diçka e papritur. Isha e shokuar” tha Nicole e cila dëshiron të bëhet mjeke në të ardhmen.
“Më kujtohet kur isha në shkollë fillore dhe unë po merrja pjesë në një shfaqje të shkollës, e kur nuk u paraqit një vajzë tjetër unë mësova fjalët e saj shumë shpejt” tha ajo.
Babai i vajzës tha se arritja e vajzës së tij që është nga komuniteti i ashkalinjëve është një mësim për të gjithë.
“Është mirë që ne të jemi në lajme për diçka. Kjo tregon se nuk ka rëndësi nga vjen, të gjithë mund të jenë të mençur”.
Nicole, babai i saj dhe motra e saj e vogël 3 muajshe jetojnë në një barakë.
Ndërsa përfaqësuesit e matjes së inteligjencës janë shprehur se kjo gjë është shumë e rallë dhe ky rezultat e rradhit Nicole në 1 % e njerëzvë në botë me këtë inteligjencë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.