Lajmet e fundit

Altin Neziri është vetëm 12 vjeçar dhe ndjek mësimet në shtetin gjerman, derisa nga Kosova vjen nga Mitrovica, njofton Klan Kosova.
Neziri fitoi çmim në Dortmund të Gjermanisë, duke kryesuar pas një konkurrence shumë të fortë, ku marrin pjesë me mijëra fëmijë.
Talentin e tij, Altini e plasoi në poezi dhe tregime në gjuhën gjermane, derisa pritet që së shpejti ato të botohen në libra.
Ai për KlanKosova.tv, nuk ka përjashtuar mundësinë që një ditë temat e trajtuara nga ai ku dhe fitoi çmimin në fjalë, të përkthehen në gjuhën shqipe.