Juventusi po planifikon një revolucion të mundshëm në ekip gjatë merkatos së verës, dhe një nga lojtarët që pritet të largohet nga Torino është Edon Zhegrova.
Ylli kosovar nuk ka arritur të gjejë shumë hapësira nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, i cili së fundmi e rinovoi kontratën me “Bianconeri”.
Kjo nënkupton se Zhegrova nuk është në planet e trajnerit italian për të ardhmen dhe duhet të përgatitet për t’u larguar nga Juventus, tranmseton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve nga mediumi turk Fanatik, Besiktasi ka shprehur interes për përfaqësuesin kosovar.
Në fund të sezonit, Besiktasi mund të bashkojë dy lojtarë kosovarë në skuadrën e tij, me Zhegrovën që mund të jetë pasuesi i Rashicës, i cili ka lënë një ndikim të madh në Stamboll.
Edon Zhegrova, i cili ka ardhur tek Juventus për një shumë prej 15 milionë eurosh, ka ende kontratë me klubin italian deri në vitin 2030, por ka pasur vështirësi në të gjetur një rol të rëndësishëm në ekip.
Beşiktaş, Juventus forması giyen 27 yaşındaki kanat oyuncusu Edon Zhegrova ile ilgileniyor. (Takvim) pic.twitter.com/Sh3oDZwPOq
— Haber Kartalı (@HaberKartali) April 14, 2026
Për më tepër, raportohet se Besiktasi ka kontaktuar tashmë menaxherin e Zhegrovës për të kërkuar informacion në lidhje me situatën e kontratës së tij, duke hedhur një hap të mundshëm drejt realizimit të këtij transferimi.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.