Utah Jazz ka vazhduar me formë të lartë, duke arritur triumfin e 7-të radhazi.
Viktima e radhës ishte Memphis Grizzlies, që e mposhti me rezultatin 107-111.
Mike Conley realizoi 26-të pikë, 4 kërcime, 7-të asistime dhe 4 vjedhje të topit për fituesit, ndërsa tek humbësit më i disponuari për lojë ishte Ja Morant me 36-të pikë dhe 7-të asistime.
Jazz mbetet lider në Konferencën Perendimore me 36-të fitore dhe 11-të humbje.
3 pozita më poshtë gjendet Los Angeles Lakers, që pësoi nga Milwaukee Bucks me shifrat 97-112.
“Drerët” u rikthyen tek fitorja pas 3 humbjeve radhazi, të udhëhequr nga Holiday dhe Antetokounmpo, që realizuan 28-të, respektivisht 25 pikë.
Ky i fundit së bashku me vëllaun e tij, Thanasis, u ballafaquan ndaj vëllaut tjetër, Kostas, duke qenë hera e dytë në histori të “NBA” që tre vëllëzër luajnë në një ndeshje.
Derisa në këtë ndeshje triumfoi një ekip nga Lindja ndaj atij të Perendimit, ndryshe ndodhi tek ballafaqimi Boston Celtics – Dallas Mavericks.
Këta të fundit fituan me rezultatin 108-113, të prirë nga Luka Doncic që regjistroi 36-të pikë, 8-të kërcime dhe 5 asistime.
Në anën tjetër, tek “Keltët” u dallua Jayson Tatum me 25 pikë, 9-të kërcime dhe 3 asistime.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.