Ekipi i Real Madridit ka zbuluar zyrtarisht uniformën e tyre të re si mysafir për sezonin e ardhshëm 2025-2026.
Siç njofton klubi, fanella ka ngjyrë të errët blu, e plotësuar me detaje argjendi.
"Real Madridi dhe adidas prezantojnë me krenari uniformën e dytë për sezonin 2025-2026, të frymëzuar nga mbrëmjet magjike në stadiumin Santiago Bernabeu”.
"Fanella ka një ngjyrë blu të errët marine, që të kujton qiellin gjatë ndeshjeve të mbrëmjes, e plotësuar nga detaje argjendi të frymëzuara nga pjesa e jashtme e stadiumit. Përveç kësaj, elementët e gjelbër të zbukurimit i bëjnë jehonë ngjyrës së gjallë të fushës", deklaroi klubi madrilen. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.