Talenti portugez Mezian Soares ka hyrë në historinë e kampionatit francez pas një debutimi spektakolar me skuadrën e Lensit.
Futbollisti vetëm 16-vjeçar realizoi ëndrrën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol vetëm tetë sekonda pasi u fut në lojë dhe që në prekjen e parë të topit, transmeton Klankosova.tv.
Për më shumë këtu mund të shikoni golin:
VIDEO
Soares i dha epërsinë Lensit në përballjen ndaj Nantes, duke mahnitur tifozët dhe opinionin sportiv me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.
Goli i talentit portugez mund të ketë peshë të madhe për Lensin në garën për sigurimin e një vendi në Champions League, ndërsa debutimi i tij po konsiderohet si një nga momentet më të veçanta të sezonit në futbollin francez. /Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.