Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.39 euro për litër, që është 1 cent më i ulët krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.
Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00, dhe vlejnë po ashtu edhe për ditën e hënë. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.