Real Madridi tashmë ka njoftuar se e e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold, transmeton Klankosova.tv
Ai i është bashkuar gjigantit spanjoll pasi përfundoi kontratën me Liverpoolin, ndërsa ka nënshkruar marrëveshjen 6-vjeçare, që do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri në qershor të vitit 2031.
Edhe pse madrilenët kishin arritur një akord me lojtarin si agjent i lirë, ata u detyruan të hyjnë në negociata me Liverpoolin për të siguruar lejen që Alexander-Arnold të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara dhe të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.
Kështu, pritet që debutimi i tij të ndodhë në Kupën e Botës për Klube.
Lajmin për marrëveshjen e ka konfirmuar edhe vetë klubi i deritanishëm i Trentit, Liverpool.
“Mund të konfirmojmë se një ofertë për Trent Alexander-Arnold është pranuar nga Real Madridi për transferimin e tij pas hapjes së afatit kalimtar të qershorit”, ka konfirmuar Liverpooli.
Edhe Reali ka publikuar një foto të Arnoldit, të cilit i uron mirëseardhje në klub. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.