Federata e Basketbollit të Kosovës i ka zyrtarizuar ekipet që do të marrin pjesë në sezonin e ri të Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve.
Për edicionin 2022 / 2023 pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kampioni aktual i garës KB Peja pastaj KB Trepça, kampioni i Superligës KB Golden Eagle Ylli dhe KB Ponte Prizreni transmeton kalnkosova.tv.
Në anën tjetër listën e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Basketbollit.
Sivjet në Ligën Unike do të garojnë KB Apollonia, KB Tirana, KB Teuta dhe KB Kamza.
Ndryshe sezoni i ri i Ligës Unike ka nis të enjten ku skuadra e Pejës në palestrën Karagaçi pësoi disfatë nga Ponte Prizreni 75:81.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.