Lajmet e fundit

Parma është shumë pranë transferimit të Ousmane Diallos nga Borussia Dortmundi.
Talenti 19-vjeçar pritet të mbërrijë sot në qytetin italian për t'iu nënshtruar testeve mjekësore, para se të firmosë kontratën me klubin e Serie A, transmeton Klankosova.tv.
Diallo vlerësohet si një nga lojtarët premtues të akademisë së Dortmundit dhe pritet të jetë një investim për të tashmen dhe të ardhmen e Parmës.
Nëse nuk ka të papritura, zyrtarizimi i transferimit do të vijë në orët në vijim.