Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal ka thënë se spitali Al-Shifa është i rrethuar nga forcat izraelite.
Ai gjithashtu akuzoi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) se synonin edhe shtëpitë pranë spitalit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Tani Spitali Al-Shifa është i rrethuar dhe askush nuk mund të arrijë në zonë”.
“Ne po marrim thirrje dhe lutje se ata që janë nën rrënoja janë gjallë, por fatkeqësisht nuk mund të arrijmë në zonë për shkak të pranisë së snajperëve në zonat përreth spitalit Al-Shifa”, tha tuje Basal.