Lajmet e fundit

Zyrtarët palestinezë kanë akuzuar forcat izraelite për vrasjen e një 16-vjeçari në një bastisje në Bregun Perëndimor.
Sipas agjencisë palestineze të shëndetësisë, 16-vjeçari, Mustafa Abu Shalbak u qëllua dhe u vra në bastisjen e cila ndodhi herët në mëngjes, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Raportohet se ka pasur një rritje të dhunës në të gjithë Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, me forcat izraelite që kryejnë bastisje të rregullta në zonat palestineze.