Lajmet e fundit

Zyrtarë të lartë libanezë thonë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra pak pasi ra dakord për një armëpushim të përkohshëm me Izraelin.
Armëpushimi 21-ditor ishte propozuar nga ShBA-ja Franca dhe aleatë të tjerë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
"Ata na thanë se Netanyahu ra dakord për këtë dhe kështu ne morëm marrëveshjen e Hezbollahut dhe e dini se çfarë ndodhi që atëherë”, ka thënë ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib për CNN.
“Hezbollahu u pajtua me këtë deklaratë të përbashkët që u lëshua duke bërë thirrje për një armëpushim 21-ditor”, ka thënë ambasadori Rami Mortada për BBC.