Lajmet e fundit

Zyrtarët e lartë ukrainas, duke përfshirë ministren e ekonomisë Yulia Svyrydenko, ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov dhe shefin e kabinetit të presidentit, Andriy Yermak, filluan një vizitë në Washington të premten, tha zyra presidenciale ukrainase.
Yermak dhe Umerov informuan Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin për situatën në fushën e betejës në takimin e parë të vizitës, thuhet në deklaratë.
“Rusia goditi Ukrainën me më shumë se 400 raketa të llojeve të ndryshme dhe dronë këtë javë”, tha zyra presidenciale. "Pala ukrainase vuri në dukje se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen ajrore për të mbrojtur njerëzit dhe infrastrukturën kritike".
Yermak tha në takim se ishte e rëndësishme që Ukraina të marrë armë nga paketat e mbrojtjes, të cilat tashmë janë shpallur, sa më shpejt të jetë e mundur.
Zyrtarë të lartë të Shtabit të Përgjithshëm ishin gjithashtu në delegacion, tha zyra, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.