Lajmet e fundit

Organizatorët e Kampionatit për Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) e kanë bërë të qartë se gara nuk do të anulohet, pavarësisht rritjes së rasteve të COVID-19 globalisht.
Ky kampionat do të mbahet në Kamerun, nga 9 janari deri më 6 shkurt, ku AFCON-i do të shohë ekipet kombëtare më të mira të Afrikës, që do të përballen për lavdinë e kontinentit, por ka raporte kontradiktore nëse do të anulohet.
RMC Sport në Francë beson se Federata e Afrikës Qendrore mund të detyrohet të shtyjë kampionatin, ndërsa La Gazzetta dello Sport në Itali pretendon se nuk ka rrezik që kjo të ndodhë.
Organizatorët megjithatë kanë qëndruar të bindur se festivali i futbollit do të vazhdojë të ndodhë, madje disa klube shpresojnë për anulim, në mënyrë që lojtarët e tyre të qëndrojnë në klub për atë periudhë. /Klankosova.tv/