Lajmet e fundit

Në një intervistë me The Athletic, mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Kroacisë, Josko Gvardiol, komentoi largimin e John Stones, i cili iu bashkua Interit si transferim i lirë.
Ai foli për kohën e njoftimit, marrëdhënien e tij me ish-shokun e skuadrës dhe çfarë do të thotë largimi i tij për ekipin, shkruan calciomercato.com .
"Disa do të thonë se mund të na e kishte thënë më herët, dhe të tjerë do të mendojnë të kundërtën. Sipas mendimit tim, koha ishte e duhur. Nëse do ta kishim ditur më herët, kjo mund të kishte ndikuar negativisht në atmosferën në ekip. Në fakt, të gjithë dyshonim disi se ai do të largohej. Ai e kishte ndryshuar mendjen sezonin e kaluar, por në fund qëndroi."
"Kjo ishte shumë mirë për ne, sepse patëm një tjetër sezon së bashku ku u përpoqëm të fitonim diçka. Dy vjet më parë patëm një kohë shumë të vështirë, kaluam 13 ndeshje pa fitore. Fatkeqësisht, na u desh të ndaheshim, por kurrë nuk i dihet me të - ndoshta pas gjashtë muajsh ai do të gjejë përsëri energji të reja."