Lajmet e fundit

Dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se ka një “pauzë” në bisedimet e armëpushimit për pengjet në Gaza, ndërkohë që Izraeli rrit operacionin e tij ushtarak në Rafah.
Diskutimet që janë zhvilluar në Kajro gjatë ditëve të fundit janë ndërprerë me largimin e delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit, ndërkaq është bërë e ditur se ndërmjetësuesit e Katarit, Egjiptit dhe Amerikës do të vazhdojnë diskutimet, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, gjatë javës zyrtarët amerikanë shpreheshin optimistë në lidhje me bisedimet që tani duket se janë shpërndarë.
Zyrtarët amerikanë gjithashtu vazhdojnë të thonë Izraeli po kryen një operacion të kufizuar në Rafah.