Lajmet e fundit

Davide Zappacosta i është bashkuar zyrtarisht Atalantas në një transferim të përhershëm nga Chelsea, duke u kthyer aty ku e nisi.
Mbrojtësi i krahut bëri testet mjekësore këtë mëngjes dhe përfundoi marrëveshjen prej 10 milionë eurosh, pasi La Dea e mposhti në garë Fiorentinën, e cila ishte përgatitur vetëm për të nënshkruar me të në huazim me mundësi blerjeje.
Ky është rikthimi i tretë i 29 vjeçarit te Atalanta, pasi ai doli nga akademia e tyre e të rinjve dhe u largua në huazim në Avellino në 2011, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Ai u kthye në 2014-15, duke bërë debutimin e tij në Serie A me tre gola në 30 ndeshje, por që më pas u shit te Torino në 2015.
Tek Chelsea u paraqit në 52 ndeshje zyrtare duke shënuar dy gola.