Lajmet e fundit

Chelsea e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.
Përfaqësuesi i Gjermanisë është shprehur i lumtur për transferimin te gjiganti anglez, duke e konsideruar si moment krenarie.
“Jam shumë i gëzuar që po nënshkruaj me Chelsea-n, është një moment shumë krenar për mua që t’i bashkohem këtij klubi shumë të madh”, ka thënë Werner për ueb-faqen zyrtare të të Kaltërve.
Sipas raportimeve, transferimi i tij iu ka kushtuar londinezëve 47.5 milionë funte, ndërkaq për detajet e tjera pritet të merret vesh më vonë.