Lajmet e fundit

Llapi ka njoftuar për kthimin e Valmir Veliut në klub.
Klubi nga Podujeva këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
“Pas disa bisedimeve të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe lojtarit është arritur marrëveshja që këtë edicion Veliu t'i mbroj ngjyrat bardhekaltër”, thuhet nw njoftim.
“Rikthimi i Veliut tek klubi ynë është një forcë shtesë për arritjen e objektivave të klubit”.
“Klubi i ka përfunduar gjitha procedurat e transferimit dhe Veliu do të jetë i gatshëm të paraqitet nga ndeshja e së dielës ndaj Lirisë”.