31.01.2022 · përditësuar para 1643 dite1 min lexim
Tashmë është bërë zyrtare.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë pjesë e skuadrës spanjolle Mallorca.
Muriqi ishte pjesë e Lazios, por nuk arriti të lë gjurmë te ky ekip.
Ai është huazuar deri në fund të sezonit, por Mallorca do të ketë të drejtë ta blejë kartonin e plotë nëse arrin ta tregojë vetën në La Liga.
Zyrtarizimi u bë në mënyrë të veçantë nga ana e klubit.
"Na falni për vonesën, veçanërisht ti, Vedat”,- shkruan në njoftimin e Mallorcas.