Lajmet e fundit

Sulmuesi, Eduardo Vargas zyrtarisht ka kaluar në skuadrën gjermane, Hoffenheim.
Për marrëveshjen e arritur me Napolin për kilianin kanë njoftuar sot drejtuesit e klubit gjerman.
Nga shitja e tij Napoli pritet të arkëtojë pesë milionë euro, kurse në vitin 2012 atë e kishte blerë për vlerën 13.5 milionë.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019, ndërsa fjalët e tij të para për klubin e ri, ishin: "Këtu gjeta një atmosferë shumë të mirë, ardhjen këtu e shoh si mundësi për të treguar aftësitë e mia sulmuese. Dua të jap më të mirën për këtë klub" ka thënë Vargas, transmeton Klan Kosova.