31.01.2022 · përditësuar para 1643 dite1 min lexim
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Myrto Uzuni është zyrtarizuar si futbollist i Granadës në minutat e fundit të merkatos.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi spanjoll.
Granada publikoi një video të sulmuesit shqiptar, duke zhongluar me topin.
Para se të transferohet në Spanjë, Uzuni luajti për ekipin hungarez Ferencvaros, duke treguar paraqitje fantastike.