Lajmet e fundit

Mesfushori i Tottenham Andros Townsend, ka nënshkruar kontratë të re me Newcastle, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Atij i është dhënë fanella me numrin 25 në ekipin e ri.
“Jam fort i gëzuar të jem këtu”, ka thënë ai, shkruhet në ueb faqen zyrtare të klubit. “Newcastle është një ekip fantastik me fansa të mrekullueshëm, ka një stadium të madh dhe traditë të mirë”.
“Sapo dëgjova se Newcastle është i interesuar për mua, ishte i vetmi vend ku doja të shkoja dhe mezi pres t’ia filloj”.
Trajneti Steve McClaren po ashtu është shprehur i gëzuar për mesfushorin e ri.
https://twitter.com/NUFC/status/692410320359419904