Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain ka emëruar për trajner, Thomas Tuchel.
Tuchel, ka qenë i papunë prej kur la Borussia Dortmund në maj të vitit 2017. Ai tash ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Parisi, për të zëvendësuar në këtë pozitë Unay Emery, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
44 vjeçari ka kaluar dy vjet në krye të Dortmund, prej kur nga aty u largua Jurgen Klopp, që mori drejtimin e Liverpoolit./Klan Kosova/