Lajmet e fundit

Bologna ka konfirmuar emërimin e Thiago Mottas si trajner.
Ish-reprezentuesi italian zëvendëson Sinisa Mihajlovic, i cili u shkarkua javën e kaluar pasi grumbulloi vetëm tri pikë në pesë ndeshjet e para të Serisë A.
Motta ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024, transmeton Klankosova.tv.
“Bologna FC 1909 mund të konfirmojë se Thiago Motta (São Bernardo do Campo, Brazil, 28/08/1982) është emëruar si trajneri i ri i klubit,” tha klubi në një deklaratë zyrtare.