Lajmet e fundit

Kapiteni i Chelsea, John Terry ka bërë të ditur këtë të diel se në fund të sezonit do të largohet nga klubi londinez.
Ai ka thënë se nuk do të ketë më vazhdim të kontratës me The Blues.
“Kam qenë në bisedime para ndeshjes me Arsenalin, por tash është e ditur se kontrata nuk do të vazhdohet më”.
Ai ka shtuar se ky nuk është fundi i karrierës së tij pasi nuk e ka pasur në plan të pensionohet në Chelsea.
Terry është afër 700 paraqitjeve me këtë klub, ai është kapiteni më i suksesshëm në histori ku akt ë fituar katër tituj të Premier League, pesë FA Cup, një Champions League dhe një Europa League, transmeton Klan Kosova.