Lajmet e fundit
Mesfushori do ta kalojë një sezon si huazim në Ligue 1, pasi dështoi të gjejë vend në formacionin e Rafa Benitezit.

Mesfushori i Real Madridit, Lucas Silva, do t’i bashkohet Marseilles në një huazim njëvjeçar.
22 vjeçari kaloi në Madrid nga Cruzeiro në janar, por që atëherë ka pasur vetëm tetë paraqitje duke dështuar të zë vendin e Luka Modriqit ose Toni Kroosit.
Në një deklaratë të klubit spanjoll thuhej se: “Real Madrid dhe Marseille kanë arritur akord për ta transferuar Lucas Silvan në Francë deri më 30 qershor, 2016”.