Klubi i i basketbollit Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me qendrën amerikane Da’Quan Cook.
Këtë e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton Klankosova.tv.
“Qendra amerikane, 206 cm, do të jetë forcë shtesë nën koshin kryeqytetas me një përvojë të madhe në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.
Cook, 34-vjeç, ka qenë pjesë e skuadrave nga Franca, Kanada, Bullgaria, Kazakistani, Kina, Katari dhe së fundmi në Arabi Saudite.
Me skuadrën Al-Khor ka luajtur me mesatare prej 17.2 pikëve, 7.7 kërcimeve, kurse në Kinë te skuadra Anhui dhe për 21 ndeshje pati mesatare monstruoze prej 17.1 pikësh, 15 kërcimesh. Paraqitje të mira ka pasur edhe në Kanada, ku për 36 ndeshje me Niagara River Lions arriti mesatare prej 13.2 pikëve dhe 6.8 kërcimeve.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.