Lajmet e fundit

Roma e ka emëruar zyrtarisht Claudio Ranieri si trajnerin e tyre të ri deri në fund të sezonit.
Ai kthehet në Romë pasi edhe më parë ka punuar në këtë klub gjatë sezoneve 2009-10 dhe 2010-2011.
“Ne jemi të kënaqur që ta mirëpresim Claudio Ranierin përsëri në klub”, njofton faqja zyrtare e Romës në Twitter, përcjellë Klan Kosova.
Në komunikatën e klubit romak thuhet:
“Ne kemi një objektiv të mbetur këtë sezon dhe kjo është të përfundojmë në pozitat më të lartë të mundshme në kampionat dhe ta sigurojmë kualifikimin për Ligën e Kampionëve”.
Ndër të tjera bëhet e ditur:
“Në këtë fazë të fushatës, ishte e rëndësishme që të sjellim një trajner që e njeh klubin, e kupton mjedisin, mund të flasë gjuhën dhe është në gjendje të motivojë lojtarët. Claudio i posedon të gjitha këto dhe është shumë i emocionuar për këtë sfidë”.
67-vjeçari ka përvojë të madhe, pasi ka drejtuar skuadra si Juventus, Inter, Napol, Fiorentina, Cagliari dhe Romën në Itali.
Po ashtu Ranieri ka përvojë edhe në Premier League, ai e udhëhoqi Leicester Cityn në Ligën Premier në 2016 drejt titullit por u shkarkua pastaj. Ranieri ishte së fundmi te Fulham ku po ashtu u shkarkua.
Loja e parë e Ranierit në Olimpico do të jetë kundër Empolit të hënën.
https://twitter.com/ASRomaEN/status/1104055711179259904