Lajmet e fundit

Real Madrid edhe zyrtarisht ka njoftuar se mbrojtësi Sergio Ramos ka renovuar kontratën ditën e sotme.
Ai ka nënshkruar kontratën e re që e mban të lidhur për klubin nga Santiago Bernabeu për pesë vitet e ardhshme.
Me kontratën e re spanjolli do të përfitojë nga 10 milionë euro për sezonë, qëllim të cilin edhe vet lojtari e kishte dëshiruar.
Ramos ka qenë i përfolur se do të larohet këtë vërë nga Real Madrid, gjersa është raportuar se edhe marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit janë acaruar.
Interesimin më të madh për të e ka pasur Manchester United, por që në fund këtë betejë e ka fituar Real Madrid, shkruan Marca.com, transmeton Klan Kosova. Ai është bërë lojtari i tretë më i paguar i klubit pas, Ronaldo dhe Bale.