Lajmet e fundit

Klubi i futbollit Drita, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Zekirija Ramadani, transmeton klankosova.tv
Kontrata në mes të trajnerit shkupjan dhe klubit nga Gjilani, do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2024/2025, më mundësi vazhdimi.
Zekirija Ramadani më parë në Kosovë ka udhëhequr edhe Gjilanin, Prishtinën, Feronikelin dhe Trepçën'89, ndërsa përvojën e fundit e pati në Arabi, tek Ohod Club.