Ponte Prizreni ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Meriton Ismailin.
Ismaili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi, me klubin nga Prizreni, transmeton Klankosova.tv.
“Transferi i parë në merkaton e basketbollit për ekipin tonë fillon me lojtarë vendorë. Meriton Ismaili nga sot zyrtarisht është pjesë e KB PONTE PRIZRENI”, thuhet në njoftimin e tyre.
Meriton Ismaili 195 cm së fundi ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, i njejti është i rregullt edhe në përfaqësuesën A në basketboll.
Derisa Ponte Prizreni ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të prezantojë edhe përforcimet e tjera.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.