Lajmet e fundit

Juventus ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen me Manuel Locatellin, nga Sassuolo, në një huazim dyvjeçar me detyrim të blerjes deri në 37.5 milionë euro.
Detajet e sakta të marrëveshjes u përcaktuan në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Juventus.
Versioni i deklaratës nga Sassuolo e bën të qartë se kjo është "një hua dy sezonale me detyrim për të blerë".
23 vjeçari italian bëri testet mjekësore në Torino dhe pozoi me fansat para se të nënshkruante kontratën deri në qershor 2026.
Juventus kishte nevojë për një huazim dyvjeçar sepse ata kishin një marrëveshje shumë të ngjashme me Fiorentinën për Federico Chiesanm dhe pagesa për të do të bëhet verën e ardhshme.