Lajmet e fundit

Llapi ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin anësor, Araz Abdullayev.
“Sulmuesi anësor, Araz Abdullayev, i lindur më 18.04.1992 në Baku, ish-reprezentues i Kombëtares së Azerbejxhanit ka nënshkruar me Llapin”, thuhet në njoftim.
“Mëngjesin e sotëm, sulmuesi më i ri i klubit tonë ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe pas prezantimit të tij me fanellën e klubit tonë i është bashkuar ekipit në stërvitje”.
“Mirëpresim transferimin e Araz në klubin tonë duke shpresuar që përvoja dhe kualiteti i tij do t'i ndihmoj edhe më tepër fazës ofanzive në ndeshjet në vijim”.
31-vjeçari ka djersitur fanellën e Kombëtares së Azerbejxhanit në 44 ndeshje. /Klankosova.tv.