Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, është zyrtarizuar si drejtor i ri i Autoritetit Portual të Durrësit.
Prezantimi i tij u bë gjatë një konference nga zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastruktës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ai do ta zëvendësojë Kreshnik Bajraktarin.
Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë "Kurti 2", vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.