Lajmet e fundit

Aston Villa ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit të Xhamajkës, Leon Bailey nga Bayer Leverkuseni.
Bailey ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Bailey iu ofrua klubeve të Premier League këtë verë pas dështimit të Leverkusenit për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Disa nga klubet kryesore të Anglisë, përfshirë Manchester City, Manchester United dhe Liverpool po ndiqnin lojtarin e Xhamajkës verën e kaluar, por u tërhoqën për shkak të çmimit të lartë prej 40 milionë funtesh, shkruan Skysports, transmeton Klankosova.tv.
"Leon është një sulmues i ri jashtëzakonisht emocionues me ritëm të madh dhe kreativitet", tha trajneri i Aston Villas Dean Smith.
"Ai ka gëzuar një karrierë të suksesshme në Leverkusen dhe ne tani mezi presim ta shikojmë atë duke treguar aftësitë e tij për Aston Villa në Premier League."
Bailey më parë kishte të drejtë të luante për Anglinë për shkak të dy gjyshërve të tij që mbanin pasaporta britanike, dhe po monitorohej nga Gareth Southgate para se të vendoste të përfaqësonte Xhamajkën, vendin e tij të lindjes.
Njoftimi për ardhjen e Bailey vjen pas lajmit se Villa do të pranojë ofertën e Manchester City prej 100 milionë funteve për kapitenin Jack Grealish.