Lajmet e fundit

Drita ka njoftuar se e ka transferuar portierin Laurit Behlulin.
Në njoftimin e lëshuar thuhet Behluli do të zëvendsojë portierin e lënduar Faton Malokun.
Behluli ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin gjilanas, transmeton Klankosova.tv.
“Lauriti do të zëvendësojë portierin tonë të lënduar Faton Malokun dhe do të jetë një siguri shtesë e portës tonë së bashku me Smakiqin”, thuhet në njoftim.
“Lauriti është njëri prej portierëve me cilësi të jashtëzakonshme dhe me përvojë të mjaftueshme në disa prej klubeve kosovare, dhe koha është që të dëshmojë veten edhe te ekipi ynë!”.