Lajmet e fundit

Manchester City ka njoftuar për nënshkrimin e Kalvin Phillips nga Leeds United.
Phillips ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, transmeton Klankosova.tv.
Skuadra e Pep Guardiolës do të paguajë 42 milionë funte plus bonuse.
Një kalim në “Etihad” i ofron më shumë mundësi që të ketë një vend në formacionin e Anglisë, në Kupën e Botës, që do të zhvillohet gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.
Ai është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur që i është bashkuar Cityt.
“ “Jam absolutisht i kënaqur që i jam bashkuar Manchester Cityt”, theksoi ai.
“City sërish ka dëshmuar se është skuadra më e mirë në vend me një skuadër të mrekullueshme dhe një menaxher në Pep Guardiola, i cili me të drejtë konsiderohet si më i miri në botë”.