Lajmet e fundit

Chelsea e ka transferuar Jorginho-n nga Napoli, në një marrëveshje pesëvjeçare.
Kështu, ai i është bashkuar trajnerit që e kishte pasur te napolitanët, Maurizio Sarri.
Të enjten, City ishte siguruar nga agjenti i përfaqësuesit të Italisë, se mesfushori ende do që të kalojë tek ta, pavarësisht që presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, kishte thënë se lojtari preferon Chelsea-n.
“Jam absolutisht në ekstazë që jam këtu te Chelsea”, ka thënë Jorginho.
“Nuk është e lehtë që të bëhesh pjesë e një ekipi aq të madh, andaj jam shumë, shumë i lumtur”.