Pas një sezoni fantastik me skuadrën kuqezi, Jericole Hellems është rikthyer zyrtarisht te Vëllaznimi.
Basketbollisti amerikan ka vendosur t’i thotë 'jo' ofertave nga skuadrat tjera, përfshirë edhe Trepçën, që sipas raportimeve kishte shfaqur interes serioz për shërbimet e tij.
Hellems ishte një nga faktorët kryesorë në suksesin historik të Vëllaznimit sezonin e kaluar, duke e udhëhequr ekipin drejt titullit kampion në Ligën Unike./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.