Lajmet e fundit

Sulmuesi i përfaqësueses bullgari Ventsisllav Hristov nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kampione të Skënderbeut, raportoi gazetari i Supersportit, Alban Xhihani, para nisjes së transmetimit të ndeshjes Skënderbeu-Sporting Lisbonës, për Europa League, raporton ‘Sportal.al’
Bullgari Hristov u bashkua me skuadrën korçare në fillim të sezonin dhe u konsiderua si një blerje e nevojshme për të forcuar sulmin e Skënderbeut. Ardhja e Hamdi Salihit dhe nigerianit Peter Olajinka ia ngushtuan krejtësisht hapësirat sulmuesit bullgar për t’u aktivizuar në radhët e korçarëve.
Në këto kushte, mësohet se ka qenë vetë Hristov që i ka kërkuar presidentit Takaj ndërprerjen me mirëkuptim ndërprerjen e kontratës, gjë të cilën e ka miratuar edhe trajneri i korçarëve Mirel Josa. Sulmuesi bullgar, 26vjeçari Hristov, i ardhur nga skuadra kroate e Rijekës, ka arritur të aktivizohet në radhët e Skënderbeut vetëm në 4 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.