Lajmet e fundit

Monaco ka konfirmuar se legjenda franceze, Thierry Henry është përzgjedhur trajneri i ri i tyre për tre sezonet e ardhshme deri në qershor të 2021.
41 vjeçari nga e hëna do të marrë timonin e skuadrës së Ligue 1, kurse ndihmës do të ketë trajnerin e grupmoshës U23 të Benficas të Lisbonës, Joao Carlos dhe Patrick Kwame Ampadu nga akademia e Arsenalit thuhet në komunikatën zyrtare të klubit francez, përcjell Klan Kosova.
Ka kohë që kishte spekulime se Henry do të merrte drejtimin e Monacos por megjithatë asgjë nuk kishte zyrtare deri tash.